Gjatë ditës së sotme kreu i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh Kosova rrezikon të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Mirëpo lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Sportit, Blerim Gashani. Ai është shprehur se Rama po sillet si fëmijë i pakënaqur.

Më tutje ai thotë se puna për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur.

E nuk ka vonuar kundërpërgjigja e Ramës. Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë Ministër përktheje lëtrën.

Reagimi i plotë:

MINISTËR, PËRKTHEJE LETRËN!

S’po e them unë, po e thonë ICMG që s’po ju përgjigjeni, prandaj kanë me thirrë mbledhje të jashtëzakonshme me kqyrë çka me bo me neve!

Kjo është zyrtare!

Jozyrtarisht, e din ti e unë çka na kanë thënë!  E din që janë skandalizu kur shefi yt, Kurti, ka lyp me ndryshu emrin nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”, kur ka lyp me u bo vet kryetar etj, etj!