Si të përballeni me çarjet e lëkurës

Çarjet e lëkurës, të njohura ndryshe si strijat, janë dëmtime të indeve lidhore që shfaqen si pasojë e shtrirjes së shpejtë dhe të madhe të lëkurës. Ato shfaqen kryesisht në zonat që i nënshtrohen më shpesh shtrirjes, siç janë barku, vithet, gjoksi, kofshët dhe krahët.

Strijat, me një gjatësi deri në 20 centimetra, kanë fillimisht një ngjyrë vjollcë ose rozë, ndërsa më vonë bëhen tërësisht të bardha. Shumë gra dëshirojnë t’i eliminojnë këto “vragë” nga lëkura.

Edhe pse këto çarje mund të jenë të lidhura me prirje gjenetike, duke u kujdesur për elasticitetin e lëkurës dhe duke siguruar një sasi të mjaftueshme kolagjeni dhe vitamine E në trup, përmes ushqimit dhe trajtimit të duhur, mund t’i ndihmoni trupit tuaj në luftën kundër tyre.

Konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me vitaminat K, E, silic, zink dhe C, siç janë zarzavatet me gjethe jeshile, domatet, produktet e qumështit, perimet bishtajore dhe frutat. Pirja e dy litrave ujë të pasuruar me minerale gjatë ditës gjithashtu zvogëlon rrezikun nga çarjet e lëkurës.

Përsa i përket kujdesit, nëse nuk keni zgjedhur ende një produkt kozmetik specifik, ju propozojmë disa preparate shtëpiake që do t’ju ndihmojnë në luftën kundër këtyre çarjeve:

**1. Preparati me bazë gjalpi**
Në një enë, përzieni gjalpë, vaj ulliri dhe vaj bajamesh. Këtë përzierje mund ta përdorni çdo dy ditë dhe çarjet do të zbehen ndjeshëm. Ky preparat është gjithashtu efikas si preventivë gjatë shtatzënisë, kur lëkura tenton të tendoset shpejt.

**2. Preparati i lëngët**
Kombinoni vaj ulliri, lëng limoni dhe avokado të përziera në mikser. Me këtë përzierje të dobishme, lyeni dy herë në javë pjesët e çara të lëkurës, duke e aplikuar me një fashë ose direkt.

**3. Livanda mrekullueshme**
Përzieni vaj livande, vaj jojobe dhe kamomil. Përdoreni këtë preparat çdo ditë dhe çarjet do të zvogëlohen.