Kanë nisur homazhet pranë arkivolit me eshtrat e dëshmorit Idriz Rrecaj, të gjetura së fundmi në varrezën masive të Zubin Potokut. Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë po i bëjnë homazhe dëshmorit, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij sublime për lirinë e vendit. Pas dekadash kërkimi, familjarët dhe të pranishmit, me dhimbje e krenari, i japin lamtumirën e fundit Idriz Rrecajt, tashmë një figurë e pavdekshme e historisë kombëtare.
