**Irani vendos dy kushte thelbësore për SHBA-në, pa të cilat nuk do të ketë negociata**
Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit të Iranit, ka deklaruar se negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të nisin pa u plotësuar dy kushte thelbësore.
Ghalibaf, një figurë kyçe në politikën iraniane dhe i përmendur si udhëheqës i mundshëm i delegacionit të Teheranit në bisedimet e pritshme këtë fundjavë në Pakistan, theksoi se këto kërkesa janë të panegociueshme.
Në deklaratën e tij, Ghalibaf specifikoi se kushtet e papranueshme janë vendosja e një armëpushimi në Liban dhe zhbllokimi i aseteve të ngrira të Iranit.
Media britanike BBC ka raportuar më parë se kërkesa për lirimin e aseteve të Iranit ka qenë pjesë e diskutimeve në negociatat e mëparshme. Megjithatë, kjo është hera e parë që kjo kërkesë paraqitet si një parakusht i domosdoshëm për bisedimet, veçanërisht ato që lidhen me çështjen e armëpushimit.
