Kosova dhe Britania e Madhe angazhohen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Ata diskutuan thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve.

Sipas njoftimit të MINTI-t, gjatë takimit u trajtuar sektorët me potencial për rritje dhe zgjerim, si dhe aktivitetet e përbashkëta të planifikuara për të avancuar marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Kusari-Lila theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik dhe afatgjatë mes dy vendeve, edhe në aspektin ekonomik. Kjo do të realizohet përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset kosovare dhe britanike.