Të hënën, Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhjen e radhës.

Rendi i ditës është bërë i ditur, sakaq kryesisht do të diskutohen pikat që kanë mbetur nga seanca paraprake e Kuvendit, shkruan IndeksOnline.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

Rendi i ditës është si në vijim:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3.    Pyetjet parlamentare;

4.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

5.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave