Një lajm i mirë vjen nga spitali, ku protestuesi që ra pa ndjenja në bulevard ka arritur të përmendet.

Në një video të siguruar nga gazetarja e Top Channel, ai shihet nën trajtimin e mjekëve, teksa është edhe në gjendje të komunikojë.

“E kam familjen në Athinë”, dëgjohet të shprehet protestuesi, i cili fatmirësisht është kthyer në vete dhe është në gjendje të komunikojë.