Kryeministria është rrethuar nga forcat speciale RENEA, ndërsa protesta vijon në rrugët e kryeqytetit.

Prania e forcave speciale në zonën përreth godinës së Kryeministrisë shoqëron zhvillimet e protestës, ndërsa qytetarët vijojnë lëvizjen në rrugët e Tiranës.

Në ditën e pestë, protesta u shoqërua me gaz lotsjellës, tym, mjete piroteknike e gurë. Dyshohet se policia ka përdorur plumba gome për të goditur protestuesit, me këta të fundit që kanë hedhur gurë, kanë djegur vetura, e madje dyshohet të jenë përgjegjës për vënien në flakë të një polici.

Indeksonline ju sjell pamje: