Zjarr masiv e ka përfshirë Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, në mesin e tensioneve të protestës së studentëve.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve, që po punojnë në shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri ka edhe vetura të dëmtuara.

Ekipi i IndeksOnline është duke raportuar nga vendi i ngjarjes, ku aktualisht situata është tejet kaotike.

Nga ana tjetër, forca të shtuara të RENEA-s kanë rrethuar objektin e Kryeministrisë, për të minimizuar incidentet buzë tij.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes.