Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Gjykatën e Lartë në Tiranë gjatë protestës së sotme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Flakët prekën një pjesë të godinës dhe shkrumbuan plotësisht një automjet të parkuar pranë saj.
Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse. Ata ndërhynë me shpejtësi për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në pjesë të tjera të godinës.
Pas vënies nën kontroll të situatës, pamja brenda Gjykatës së Lartë tregonte qartë shkallën e dëmit. Kati i parë i godinës ishte shkrumbuar plotësisht. Dritaret ishin thyer, mobilie të ndryshme, përfshirë tavolina, ishin djegur dhe dosje dokumentesh ishin shpërndarë nëpër mjediset e prekura.
