Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në protestën që po organizohet për të 5-tën ditë me radhë.

Ambasada ka bërë thirrje që të ketë vetëpërmbajtje dhe qetësi, shkruan IndeksOnline.

Sipas ambasadës amerikane, dhuna, trazirat, lëndimi i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronave nuk janë angazhim qytetar.

“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi” thuhet në reagim zyrtar.