Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje të shtunën, ndërsa dita e pestë e protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u shoqërua me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të rendit.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar”, deklaroi ambasada amerikane në një mesazh publik.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, shtoi ajo.
Deklarata erdhi pas një tjetër dite përleshjesh në rrugët e Tiranës, ku grupe protestuesish hodhën gurë dhe sende të forta drejt policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome për shpërndarjen e demonstruesve./Reporter.al
