Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, i cili ka shprehur besimin se marrëdhëniet dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen.

Në letrën e tij, Janša theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, duke shprehur bindjen se ky partneritet do të jetë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

“Dua gjithashtu të shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të forcohen në dobi të qytetarëve tanë”, shkroi Janša.

Kryeministri slloven gjithashtu i uroi suksese Kurtit në mandatin e ri dhe ofroi mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në procesin e integrimit evropian, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në përfundim, Janša shprehu pritjen për vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin Kurti, duke riafirmuar mbështetjen e Sllovenisë për aspiratat evropiane të Kosovës.