Dukagjini ka marrë një pikë të madhe në shtëpi ndaj Drenicës, duke marrë parasysh që luajti me një futbollist më pak në terren, për më shumë se 75 minuta.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku barazoi 1-1 me Drenicën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës.

Ishte Dukagjini që shënoi i pari në këtë përballje, me Elton Basri që shënoi në minutën e pestë.

Mirëpo, dhjetë minuta më vonë, Kushtrim Gashi i Dukagjini u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë.

Drenica nuk arriti të bëjë më shumë ndaj një skuadre me një futbollist më pak, veçse të barazojë rezultatin.

Këtë e bëri Agim Zeka në minutën e 20-të të ndeshjes.

Ndryshim në rezultat më nuk pati dhe dy skuadrat i ndanë pikët në Klinë.

Dukagjini shkon në 17 pikë me pikën e fituar, duke u barazuar me Dritën, që është e katërta në tabelë, një më lartë se klinasit.

Ndërkohë, Drenica është e shtata me 11 pikë, tri më shumë Feronikeli ’74, në pozitën e barazhit./GazetaExpress/