**Debat për zgjidhjen e protestave në Shqipëri: Spahiu propozon dorëheqjen e Ramës, Latifi e quan pretekst**

Analistët Nexhmedin Spahiu dhe Blerim Latifi kanë zhvilluar një debat mbi protestat aktuale në Shqipëri, duke ofruar pikëpamje të ndryshme lidhur me ndalimin e tyre. Nexhmedin Spahiu u shpreh se protestat do të ndalnin në rast se kryeministri shqiptar Edi Rama jep dorëheqjen. Nga ana tjetër, analisti Blerim Latifi vuri në pikëpyetje këtë qëndrim, duke theksuar se “dorëheqja e Ramës është pretekst” dhe se ajo nuk do të zgjidhte thelbin e situatës.

Gjatë një debati në emisionin “Pressing” në T7, ata shkëmbyen mendime si më poshtë:

**Nexhmedin Spahiu:** “Kërkesa kryesore është që të largohet Edi Rama; largimi i tij do t’i ndalë protestat, por kjo nuk e rregullon situatën… Kur vendi po dëmtohet, gjëja më patriotike që mund të bësh është të japësh dorëheqje. Këtë mandat mund ta vërtetojë në zgjedhjet e tjera… Shqipërisë i duhet një qeveri teknike.”

**Blerim Latifi:** “A jeni i sigurt se ndalen protestat nëse jep dorëheqjen Rama?”

**Nexhmedin Spahiu:** “Ndalen.”

**Blerim Latifi:** “Dorëheqja e Ramës është pretekst…”