Tre futbollistë janë të suspenduar për ndeshjet e Ligës së Kampionëve këtë javë dhe do të mungojnë në aksion.
Liga e Kampionëve rikthehet edhe një herë këtë javë, me klubet më të mira të Evropës që do të përballen mes vete në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës.
Megjithatë, tre futbollistë do të duhet t’i shikojnë ndeshjet nga tribuna, përfshirë mbrojtësin e Manchester Unitedit, Leny Yoron.
Mbrojtësi francez u përjashtua me karton të kuq në humbjen 2-0 të Unitedit ndaj Atletico Madridit, duke marrë kartonin e parë të kuq në karrierën e tij.
Yoro u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq pas një rishikimi të situatës nga VAR-i, për një ndërhyrje ndaj sulmuesit të Atleticos, Jonathan David.
Si rrjedhojë, trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do të duhet të bëjë pa të në ndeshjen kundër Comos.
Bayern Munichu nuk do të mund të llogarisë në Michael Olisen për përballjen me Arsenalin, kampionin e Premierligës dhe finalistët e sezonit të kaluar.
Anësori u përjashtua në ndeshjen kundër Viking FK-së, pasi ia hodhi topin kapitenit Zlatko Tripic, duke marrë kartonin e dytë të verdhë.
Mesfushori i Lilles, Ethan Mbappe, u përjashtua në minutën e 56-të për goditjen me bërryl në fytyrë të mbrojtësit të Real Betisit, Natan.
UEFA konfirmoi një suspendim prej tri ndeshjesh, i cili do të përfundojë pasi skuadra franceze të përballet me Bodo/Glimtin në fillim të muajit të ardhshëm.
Në mungesë të Mbappes, Lille do të përballet me gjigantin turk Galatasaray, në përpjekje për ta regjistruar fitoren e parë në këtë garë, pasi ka pësuar dy humbje radhazi ndaj Arsenalit dhe Betisit./GazetaExpress/
