Familja Haxhiu ka njoftuar kohën dhe vendin e varrimit të babait të Presidentes së Republikës (ushtruese detyre), Albulena Haxhiu. Ceremonia e lamtumirës së fundit do të zhvillohet sot, në orën 17:00, në fshatin Lupç të Podujevës. Familja Haxhiu, përmes njoftimit të tyre, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjitha ngushëllimet e marra në këto çaste të rënda.