Irina Shayk dhe Bella Hadid, në qendër të vëmendjes me veshje të guximshme pas sfilatës së “Victoria’s Secret”

Supermodelet Irina Shayk dhe Bella Hadid ishin në qendër të vëmendjes në festën e organizuar pas sfilatës së famshme të “Victoria’s Secret”. Eventi u mbajt të dielën në klubin “The Bird Streets Club” në West Hollywood.

Pas shkëlqimit në pasarelë si “engjëj” të markës, dy modelet vazhduan festën në shoqërinë e miqve dhe kolegëve, duke zgjedhur veshje edhe më të guximshme dhe transparente se ato të sfilatës.

Irina Shayk, 40 vjeçe, tërhoqi veçanërisht vëmendjen. Ajo u shfaq me një kombinim minimal: reçipeta të zeza dhe pantallona transparente me bel të ulët, poshtë të cilave dukeshin të brendshmet. Paraqitja e modeles, e cila ka një histori të gjatë me sfilatat e “Victoria’s Secret”, e bëri atë një nga personazhet më të fotografuara të mbrëmjes.

As Bella Hadid, 30 vjeçe, nuk kaloi pa u vënë re. Supermodelja, e cila gjithashtu ka qenë një figurë e rregullt e eventeve të markës, zgjodhi një minifustan të zi prej dantelle, plotësisht transparent, që zbulonte të brendshmet dhe theksonte elegancën e siluetës së saj.

Këto paraqitje dëshmuan se spektakli i ‘Victoria’s Secret’ nuk përfundoi në pasarelë, por vazhdoi edhe në festën pas sfilatës, ku veshjet e guximshme dhe transparenca dominuan mbrëmjen.