Një laptop është vjedhur nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan. Rasti i vjedhjes është raportuar ditën e djeshme nga drejtori i shkollës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, drejtori ka deklaruar se nga zyra e tij mungon një laptop, pronë e institucionit arsimor. Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.