**Shtetas turk sulmon dy oficerë policie në Prishtinë, dërgohet në mbajtje**

Një shtetas turk është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy oficerë policie.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Si pasojë e sulmit, viktimat dhe vetë i dyshuari kanë marrë trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e Policisë.