Pasi ka vendosur para Kryeministrisë karriget me mbishkrimin “Dialog”, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh protestuesve se është i gatshëm për të dialoguar me këdo dhe pa kushte.
“Kush do dialog, ku të dojë, kur të dojë, edhe këtu po të dojë, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë.”
Po ashtu ai ka theksuar se nuk janë të mirëpritur dhe nuk do të dialogojë me ata që kryejnë akte dhune.
