**Befasi në Baku: Sabah FC barazon me Borussia Dortmundin**

Klubi azerbajxhanas Sabah FC ka arritur një barazim të papritur 1-1 ndaj gjigantit gjerman Borussia Dortmund.

Golin e barazimit për Sabah e shënoi Aden McCarthy në minutën e 39-të, me një goditje me kokë nga afërsia, pas një goditjeje standarde. Ky gol la të shtangur “Verdhezinjtë” në fushën e lojës.