Valon Syla: Thaçi, Veseli e Krasniqi mund të kryesojnë listën e PDK-së
Gazetari Valon Syla, gjatë një prononcimi në emisionin “Pressing” të T7, ka parashikuar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) mund t’i prijë Hashim Thaçi, i pasuar nga Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Syla shtoi se një zhvillim i tillë nuk duhet të shkaktojë habi. Megjithatë, ai theksoi mundësinë që ambasadat e vendeve evropiane t’i bëjnë thirrje PDK-së që të mos i përfshijë këta individë në listë, duke pasur parasysh faktin se ata aktualisht gjenden në Hagë, duke u përballur me akuza.
Ai insistoi në parashikimin e tij, duke deklaruar: “Hashim Thaçi të jetë bartës i listës së PDK-së, numër dy Kadri Veseli dhe numër tre Jakup Krasniqi. Unë po tregoj atë çfarë pritet të diskutohet. Mos u çuditni nëse i shihni Thaçin, Veselin dhe Krasniqin në listën e PDK-së.”
