Ushtruesja e detyrës së ambasadës amerikane në Kosovë, Wylita Bell, zhvilloi një takim me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori. Takimi u mbajt në ambasadën amerikane, ku Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin e KFOR-it.
Nëpërmjet një njoftimi, ambasada amerikane theksoi rëndësinë e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon,” thuhet në deklaratë.
Gjeneralmajori italian Roberto Vergori mori drejtimin e KFOR-it këtë muaj, duke pasuar paraardhësin e tij turk, Ozkan Ulutas.
