Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është propozuar për të ushtruar detyrën e kryetares së kësaj partie. Burime të Ekonomia Online bëjnë të ditur se Çitaku është kandidatja e vetme e propozuar nga PDK-ja për këtë pozicion. Ky propozim vjen pasi Bedri Hamza njoftoi gjatë ditës së sotme Kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga pozicioni i kryetarit të partisë.
