Pas një dite relativisht të qetë, kanë shpërthyer tensionet e para para Kryeministrisë në Tiranë. Drejt godinës qeveritare u hodh fillimisht një kapsollë, e më pas situata u përshkallëzua me hedhjen e molotovëve. Gjatë këtyre momenteve, protestuesit i vunë flakën një karrigeje. Ky veprim u interpretua si një akt simbolik në kundërshtim me thirrjen e kryeministrit Rama për dialog.
