Ditë më parë, politikani dhe minstri serb, Ivica Daçiq, gjetë një paraqitjeje publike në prag të zgjedhjeve nacionale që do të mbahen në Serbi, kishte thënë se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”. Kjo deklaratë e tij, e re për nga koha kur është thënë, por jo edhe për nga koha kur buron si mendësi, kishte nxitur reagime të ashpëra në Kosovë.
Lidhur me të njejtën, Gazeta Express ka kërkuar edhe një qëndrim të Brukselit zyrtar, si ndërmjetës në procesin e normalizimit Kosovë-Serbi.
Një zëdhënës i BE-së i ka thënë Gazetës Express se presin veprime të përgjegjshme nga politikanët të cilat rrisin besimin dhe stabilitetin rajonal.
“Presim që të gjithë liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë në një mjedis besimi e stabiliteti rajonal, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ky zëdhënës i BE.
Nga BE gjithashtu kanë thënë se ndjejnë keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapa për arrestimin e Milan Radojiçiqit dhe kërkojnë që Beogradi zyrtar të veprojë pa vonesa për këtë çështje e cila ka mbetur pezull prej kohësh.
Shfaqja e autorit të sulmit të Bajnskës në tubimin elektoral të partisë së Aleksander Vuçiqit poashtu është parë me shqetësim nga Brukseli.
“BE-ja ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që personat përgjegjës për sulmin e vitit 2023 në Banjskë – përfshirë Milan Radoiçiçin – të mbajnë përgjegjësi.Shprehim keqardhjen e thellë që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht – me akuza përkatëse – personat që ndodhen në Serbi.Gjithashtu, mbetemi të shqetësuar nga raportimet për pjesëmarrjen e personit të dyshuar në një tubim parazgjedhor të partisë në pushtet, SNS.Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanaleve të vendosura për ndihmë të ndërsjellë juridike.Kjo çështje është pezull prej kohësh dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga ana e Serbisë”, ka përfunduar ky zëdhënës.
