Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. Ai e ka cilësuar këtë veprim si “turp të madh” dhe “goditje të rëndë për Kosovën”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke kritikuar gjithashtu të gjithë ata që, sipas tij, janë bërë pjesë e këtij procesi.
