Mbështetësit e listës zgjedhore “Studentët Fitojnë” u mblodhën këtë të enjte në Beograd në tubimin e tyre përmbyllës të fushatës, duke shënuar kulmin e një lëvizjeje që ka tërhequr vëmendjen e gjithë rajonit dhe Evropës.
Në intervistat për Reuters, studentë dhe arsimtarë shpjeguan strategjinë që u mundësoi të mbanin vrullin e protestave në të gjithë vendin. Sipas tyre, çelësi i suksesit qëndron te një fushatë metodike në të gjithë vendin me trokitje në derë, marshime paqësore, një mesazh mediatik i kontrolluar fort dhe një rotacion i vazhdueshëm i udhëheqësve për të mbrojtur individët nga fushatat e shpifjes qeveritare kanë ndihmuar në ruajtjen e vrullit në Serbi, raporton Euronewsalbania.
Me protestat që shpërthejnë në qytete anembanë Evropës, të nxitura nga kostoja e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës dhe standardet e dobëta të arsimit, studentët serbë theksojnë se ata kanë treguar forcën e tyre dhe të brezave të rinj për të treguar hapur pakënaqësitë e tyre.
