Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00.
Kuvendi ka bërë të ditur edhe rendin e ditës në një njoftim për media ku një ndër pikat është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2026.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
