Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke shtuar se pret të konsultohet nëse diskutimet për të rinisin në Kuvend.

“BE-ja vazhdimisht ka shprehur shqetësim të thellë për nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, si para ashtu edhe pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Shiroka Pula e ktheu në rishqyrtim ligjin më 22 tetor me kërkesën e vetë nismëtares së ligjit, Partisë Demokratike të Kosovës.

“Në frymën e letërkëmbimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së dhe presidentes së Kosovës, përcakton modalitete të konsultimit me BE-në para ndryshimit të legjislacionit, presim që BE-ja të konsultohet nëse diskutimet rinisin në Kuvend”, tha zëdhënësi i BE-së./REL/