Dafina Zeqiri shënon 20-vjetorin e karrierës: Zbulon imazhe të veçanta nga videoklipi i ri
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, po përgatit albumin e saj të ri, të titulluar “XX”, i cili vjen në shenjë të shënimit të 20-vjetorit të karrierës së saj të suksesshme në muzikë.
Në kuadër të këtij projekti madhor, artistja ka nisur publikimin gradual të këngëve, të cilat pritet të jenë unike dhe të lënë gjurmë në skenën muzikore.
Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat imazhe ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve të një prej videoklipeve të reja. Në këto fotografi, Zeqiri shfaqet me një fustan elegant në ngjyrë bezhë, i zbukuruar me diamante në pjesën e dekoltesë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të dytë, dhe nuk ka hezituar të shfaqë barkun e saj të rrumbullakosur në këto imazhe publike.
