Albian Ajeti shënon sërish, Lugano triumfon në Superligë

Skuadra e Luganos ka shënuar një fitore 3:2 kundër Thun-it, në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Zvicrës.

Njëri nga protagonistët e kësaj fitoreje ishte sulmuesi shqiptar Albian Ajeti, i cili realizoi një gol. Ajeti e gjeti rrjetën në minutën e 76-të të takimit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në rezultatin përfundimtar.

Futbollisti po kalon një formë të shkëlqyer me klubin zviceran, duke numëruar tashmë shtatë gola në të gjitha garat këtë sezon.

Ky lajm u raportua fillimisht nga Indeksonline.