Vendimi i Carrick: Bruno Fernandes në stol kundër Bournemouthit pas deklaratave kritike
Manchester United do të luajë ndeshjen e radhës në Premier Ligë, duke pritur në shtëpi Bournemouthin. “Djajtë e Kuq” kërkojnë me ngulm rikthimin në formë, pasi kanë shënuar vetëm një fitore në kampionatin anglez deri më tani.
Trajneri i përkohshëm, Michael Carrick, ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me kapitenin Bruno Fernandes, duke e lënë atë në stol. Ky vendim vjen si pasojë e formës së dobët të portugezit dhe deklaratave të tij pas humbjeve të fundit të skuadrës.
Ndeshja do të luhet në orën 15:00.
