Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës, ku humbi jetën Arlinda Zekaj. Ai ka kërkuar që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar ngjarjen si tejet trishtuese, duke theksuar se përsëritja e shpeshtë e rasteve të tilla në vend është e papranueshme dhe ka tejkaluar çdo kufi human.

Ai theksoi nevojën për ndërmarrjen e hapave konkretë për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme, duke bërë thirrje për reflektim shoqëror dhe ashpërsim të drejtësisë.

Haradinaj shtoi se “është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.” Ai shprehu gjithashtu ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre.