Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rishqyrtimit ndaj Fitim Dodës dhe Arijan Sjarinës, lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Haxhi Zeka”, në mars të vitit 2024.
Doda akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Përfaqsusei i viktimes avokati Fitim Klinaku ka kundërshtuar propozimin për ndryshim mase të të akuzuarit.
Ai ka thënë se lirimi i Fitim Dodës i akuzuar për tentimvrasje, paraqet rrezik për vepra tjera penale.
“Gjetja e tij në liri paraqet rrezik të perseritjes së vepres penale, kryerjes dhe të një vepre tjeter apo dhe përfundimin e asaj të lënë në tentaivë”, tha ai.
Ndryshe sipas aktakuzës, më 26 mars 2024, Doda dyshohet se kishte shtënë disa herë me AK-47 në drejtim të veturës së Naim Berishës, duke e plagosur atë në qafë.
Prokuroria pretendon se Sjarina, i cili ndodhej në veturën e Dodës, nuk e kishte njoftuar policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij.
Doda ishte arrestuar më 24 prill 2024./IndeksOnline/
