Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Fjalim mbajti edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Ajo ka thënë se Arlinda nuk i është drejtuar Qeverisë, sepse do të kishte angazhim.
“Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk ka marrë mbrojtjen e kërkuar, fatketqisht Arlinda nuk i është drejtuar qeverisë. Ndoshta po t’i ishte drejtuar qeverisë do të kishte angazhim, duke respektuar rendin kushtetues”, ka thënë ajo. /Gazeta Express
