Ceremonia prestigjioze e “Topit të Artë” pritet të mbahet sonte, duke shënuar një ndryshim në vendndodhje. Këtë herë, qyteti pritës do të jetë Londra, në ndryshim nga edicionet e mëparshme që u zhvilluan në Paris.

Gjatë ditës së sotme, u publikuan listat e renditjes nga vendi i 30-të deri në të 11-in, si për kategorinë e meshkujve ashtu edhe për atë të femrave.

Ndërkohë, dhjetëshja më e mirë e lojtarëve meshkuj që pritet të bëjë pjesë në shpalljen finale është si më poshtë:

* Kylian Mbappé
* Harry Kane
* Lamine Yamal
* Lionel Messi
* Rodri
* Khvicha Kvaratskhelia
* Michael Olise
* Ousmane Dembélé
* Erling Haaland
* Fabián Ruiz

Ceremonia e ndarjes së çmimeve pritet të nisë në orën 21:00.