Cristiano Ronaldo ftohet nga Roberto Martínez në Kombëtaren Portugeze

Futbollisti i njohur botëror, Cristiano Ronaldo, pritet të përfshihet në listën e trajnerit Roberto Martínez për ndeshjet e Kombëtares së Portugalisë që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor.

Lajmi është bërë i ditur nga RMC Sport dhe është rikonfirmuar nga Indeksonline. Sipas raportimeve, Ronaldo do të jetë pjesë e skuadrës pavarësisht çështjeve të fundit disiplinore. Më herët, Federata Portugeze e Futbollit e kishte gjobitur yllin e Al Nassr me rreth 250 euro.

Sulmuesi, i cili aktualisht luan për Al Nassr, do të jetë i gatshëm për përballjet kundër Danimarkës më 14 nëntor dhe Uellsit më 17 nëntor.