Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm (27 tetor) në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur këngëtari Taulant Hoti.
Sipas të dhënave paraprake, Hoti ndodhej në një lokal të zonës dhe po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar, me një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihen motivet që mund të kenë çuar në plagosjen e këngëtarit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
