**Granit Xhaka rikthehet në kombëtaren zvicerane, mbetet kapiten**

Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me ekipin kombëtar të Zvicrës dhe do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit.

Ky vendim u mor nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV) pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të lidhura me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID-19 gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Përveç Xhakës, në ekip do të rikthehet edhe Breel Embolo, pasi edhe ai ishte pezulluar.

Xhaka mungoi në ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator dhe tetor, pasi kishte pranuar falsifikimin e testeve të COVID-19, për të cilat u shpall fajtor nga një gjykatë në Lucernë.