Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëenë i ftuar në “Pressing” të T7, të martën.
Ai ka thënë se ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale e ka hartuar Përparim Gruda me ekipet e mbrojtjes në Hagë, por edhe çdokush që ka pasur një ide juridike.
“Ndryshimet e ligjit i ka hartu Përparim Gruda bashkë me ekipet e mbrojtjes në Hagë dhe secili që ka pasur një ide juridike”, ka thënë ai. /Gazeta Express
