Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar në Skenderaj një person të dyshuar për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike. Krahas saj, u gjetën edhe dy pajisje të njohura si “grinder”, të cilat dyshohet se shërbejnë për bluarjen e substancave narkotike, si dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj personit të arrestuar është iniciuar procedurë penale për veprën “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa çështja do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.