Christina Aguilera surprizon fansat me pozë provokuese

Këngëtarja e njohur, Christina Aguilera, ka tërhequr vëmendjen e fansave duke publikuar një pozë nu*do në rrjetet sociale, e cila ka ngjallur reagime të shumta.

Interpretesja e hitit “Dirrty”, 45 vjeçe, pozoi e zhveshur teksa ndodhej në vaskë. Imazhi, i shpërndarë në Instagram, e shfaqte divën e muzikës duke mbuluar pjesë të gjoksit me emoji fantazmash, në prag të festës së Halloween-it.

Me flokët e saj platin të lëshuara anash, që i mbulonin pjesërisht fytyrën, Aguilera u mbështet në vaskë dhe realizoi foton mahnitëse me telefonin e saj. Ajo shoqëroi postimin me mbishkrimin: “Pamjet e fundit para xtinaween”, së bashku me disa emoji të frymëzimit të Halloween-it.

Reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe entuziaste. Një prej tyre shkroi: “Nuk ishte tërmet. Ishte thjesht rënia ime në gjunjë”, duke dëshmuar ndikimin e thellë të kësaj publikimi.