Incident i pazakontë në Gjermani: Tifozët e Bayernit lyhen me mustardë nga kundërshtarët

Gjatë një ndeshjeje të Kupës Gjermane kundër Magdeburgut, tifozët e Bayernit në “Allianz Arena” u përballën me një episod të papritur. Tifozët e skuadrës kundërshtare, të pozicionuar në tribunën sipër tyre, hodhën mustardë mbi ta, duke ua njollosur rrobat dhe dëmtuar veshjet.

Edhe pse incidentet mes tifozëve në botën e futbollit shpesh janë shumë më të rënda, ky episod i veçantë nga Gjermania shkaktoi bujë të madhe dhe u përhap gjerësisht në internet. Një grup i vogël tifozësh të Bayernit u gjendën në një situatë të pakëndshme, pasi u lyen tërësisht me salcën e verdhë.

Kjo vepër e tifozëve të Magdeburgut, të cilët ishin vendosur saktësisht mbi tifozët vendas, la këta të fundit të pafuqishëm, të detyruar të përballeshin me njollat në veshjet e tyre dhe ulëset e stadiumit.

Në aspektin sportiv, të mërkurën, Bayerni mundi Magdeburgun me rezultatin thellë 6-1 (2-1) në raundin e dytë të Kupës Gjermane (DFB-Pokal) dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ës së finales. Skuadra e divizionit të dytë, Magdeburgu, i bëri ballë mirë vendasve në pjesën e parë, ku Mateusz Zukowski shënoi në minutën e 15-të, pas një devijimi nga një lojtar i Bayernit.

Sulmuesi Harry Kane e ndoqi ndeshjen nga pankina, pasi nuk u pa e nevojshme aktivizimi i tij.

Mbi 10,000 tifozë të Magdeburgut ishin të pranishëm në “Allianz Arena”. Pamjet e shpërndara tregojnë tifozët e Bayernit të lyer me mustardë, ndërsa shumë prej tyre pësuan dëmtim të veshjeve.