Trajneri brazilian Carlo Ancelotti në publikimin e listës të grumbullimit të kombëtares ka vendosur të përfshijë edhe Raphinën për miqësoren e nëntorit që do të luhet ndaj Japonisë në Singapor.

Por shqetësimi më i madh vjen nga ekipi i Barcelonës për gjendjen fizike të lojtarit, ku Raphina ishte lënduar më parë dhe sapo ishte rikuperuar. Edhe pse, Ancelotti nuk ka marrë ndonjë kërkesë të veçantë nga klubi për mos grumbullimin e tij, mundësia që lojtari kyç i ekipit katalunas të lëndohet, ngjallë frikë dhe pikëpyetje që skuadra të vazhdojë ligën duke e lënë ate jashtë fushës!