Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit të Spanjës, Marc Cucurella, i ka shpëtuar për pak një tragjedie hekurudhore në Spanjë, ku humbën jetën të paktën 74 persona.
Rodríguez po udhëtonte drejt Malagës me një tren që vinte pas trenave të përfshirë në aksident. Pas përplasjes, treni i saj u detyrua të kthehej në Madrid, shkruan Indeksonline.
Përmes rrjeteve sociale, ajo konfirmoi se ishte mirë, por pranoi se ngjarja e kishte tronditur thellë, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave.
Tragjedia ndodhi të mërkurën në rajonin e Kastiljes-La Mançës, pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë. Spanja ka shpallur tri ditë zie kombëtare. /IndeksOnline/
