Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se të dyshuarit u kapen në rrugën B.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për dy persona, të cilësuar si me rrezikshmëri të lartë dhe me shtetësi të dyfishtë: gjermane dhe turke.

Dy të dyshuarit ishin të kërkuar nga shteti gjerman, ku iu ishte shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm.

IndeksOnline raporton se organizatorë të aksionit policor për kapjen e tyre ishte njësia speciale policore FIT.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, për t’iu nënshtruar më pas procedurave të mëtejme.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.