**Bërvenicë: Balotazhi për kryetar komune nesër, sot votojnë personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara**
**BËRVENICË** – Komuna e Bërvenicës do të zhvillojë nesër, më 1 nëntor, raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune. Sot, të drejtën e votës e ushtrojnë personat e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuara fizike, të cilët nuk mund të paraqiten në qendrat e votimit.
Në balotazh përballen kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Kjo pasi në raundin e parë, të mbajtur më 18 tetor, asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave.
Ndërkohë, heshtja zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë ka hyrë në fuqi në mesnatë.
