Gjeneral Brigade Sefer Isufi Emërohet Këshilltar Ushtarak i Presidentes

**Prishtinë** – Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Njoftimin për këtë emërim e ka bërë vetë gjeneral Isufi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai theksoi se emërimi është realizuar me vendim të Presidentes, e cila njëherësh mban edhe titullin e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në postimin e tij, gjeneral Isufi shprehu mirënjohjen dhe angazhimin e tij, duke deklaruar: “Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.”